Gzim Baholli, Vlora(Rama)Baholli(Arkitekt)
Four Points by Sheraton – Hotel
Vendndodhja:Prishtinë - Kosovë
Tipologji:
Hoteleri
Autor|ët:Gzim Baholli, Vlora(Rama)Baholli
Viti i realizimit:2016-2019
Bashkëpunëtorët:Fatos Rexhepi, Armend Emini, Aziz Sogojeva, Lorent Hasangjekaj, Kërnja, Kerasan ceramica, Solos Furniture and Lighting.
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Four Points by Sheraton - Hotel
Hoteli “FOUR POINTS BY SHERATON” në Prishtinë,
është një demonstrim i mjeshtërisë arkitektonike dhe
përpjekjeve për të krijuar një mjedis modern dhe të integruar me hapësirën përrreth. Dizajni me vija të pastra dhe detajet e mirë-përcaktuara, është një dëshmi
e përqendrimit në estetikë dhe në transparencë, duke
lejuar dritën natyrale të hyjë brenda ndërtesës.
Përdorimi i materialeve natyrore, si guri, qelqi dhe druri,
është një zgjedhje e sofistikuar për ndërtimin e hotelit,
për të pasqyruar në mënyrë ideale identitetin e zonës
dhe peizazhin e saj.
Ndërtesa e hotel “FOUR POINTS BY SHERATON” është
pikë reference në lagjen ku është vendosur, në sajë të
elegancës dhe harmonisë arkitektonike që ajo paraqet.
Përdorimi i hapësirave të brendshme dhe të jashtme si
një tërësi e integruar, me struktura minimale dhe mure
transparente, është pasqyrim i arkitekturës moderne. Ky
dizajn sjell një atmosferë të veçantë ngrohtësie dhe komoditeti, që u ofron vizitorëve një përvojë rehatie. Çdo
hapësirë është projektuar me kujdes për t’iu ofruar një
shërbim të veçantë klientëve, duke e bërë këtë hotel
një destinacion të mrekullueshëm për të qëndruar dhe
çlodhur.
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Fotografia: Leonit Ibrahimi
Rëndësia e këtij projekti qëndron në gërshetimin e disa
funksioneve në një strukturë, e cila përmban hapësira
që lidhen me njëra-tjetrën. Dizajni i ndërtesës është bazuar në standardet dhe normat e Marriott International,
parimi bazë i të cilave është përshtatja dhe integrimi i
ndërtesave të hoteleve me vendin e zgjedhur për ndërtim. Në këtë frymë, Hotel Sheraton në Prishtinë reflekton
individualitet dhe qëndrueshmëri, duke krijuar një marrëdhënie shumë të veçantë të luksit me ndjeshmërinë,
gjë që e bën atë unik.